UEFA ka nisur një projekt për mbrojtjen e fëmijëve në futboll në partneritet me organizatën Terre des Hommes për të ndihmuar shoqatat anëtare të UEFA-s dhe aktorët e tjerë të futbollit që të përforcojnë njohuritë dhe aftësitë e tyre për mbrojtjen e fëmijëve.
Projekti përfshin një paketë instrumentash për mbrojtjen e fëmijëve dhe katër kurse shoqëruese online. Kurset ndërvepruese (interaktive) janë të parashikuara për këdo që punon me fëmijë në futboll ose është i interesuar në këtë fushë.
Më poshtë do të gjeni versionin shqip të kurseve online, të ofruar nga Federata Shqiptare e Futbollit. Kurset janë gjithashtu të disponueshme në anglisht, frëngjisht, italisht, gjermanisht, rusisht, holandisht, rumanisht, polonisht, letonisht, portugalisht, lituanisht dhe sllovakisht.
Ju do të duhet të logoheni ose të krijoni një llogari në mënyrë që të përfitoni kurset online.
Kurset e mëposhtme janë në dispozicion:
- Rritja e ndërgjegjësimit për mbrojtjen e fëmijëve në futboll. Ky kurs përshkruan konceptin e mbrojtjes dhe përgjegjësinë tonë të përbashkët për ta bërë futbollin një mjedis të sigurt për fëmijët. Ky kurs rekomandohet për këdo që merret me futboll, përfshirë prindërit, dhe për ata që janë të interesuar në këtë temë.
- merr kohë rreth 15 minuta
- Mbrojtja e fëmijëve për trajnerë. Ky kurs është më specifik dhe mbulon tema të tilla si, njohja e shenjave të abuzimit, situata të veçanta rreziku për fëmijët në një mjedis futbolli dhe si t'i përgjigjemi shqetësimeve të mbrojtjes.
- merr kohë rreth 45 minuta
- Mbrojtja e fëmijëve për stafin. Ky kurs është i përshtatshëm për të gjithë stafin dhe vullnetarët që punojnë drejtpërdrejt ose tërthorazi me fëmijët në futboll. Kursi do t'i ndihmojë ata të kuptojnë rolin e tyre mbrojtës, si mund të marrin masa parandaluese dhe të raportojnë situata shqetësuese.
- merr kohë rreth 30 minuta
- Mbrojtja e fëmijëve për pikat kryesore të mbrojtjes së fëmijëve. Ky kurs ofron trajnim të thelluar për ata që kërkojnë njohuri më të specializuara, të tilla si pikat kryesore të mbrojtjes së fëmijëve ose kontaktet kryesore të caktuara për mbrojtjen e fëmijëve, të cilët do të trajtojnë shqetësimet lidhur me fëmijët.
- merr kohë rreth 45 minuta
Ne ju inkurajojmë të hulumtoni më tej këtë platformë, veçanërisht seksionet e Bibliotekës dhe Lajmeve, ku ne ndajmë rregullisht burime që kanë të bëjnë me mbrojtjen e fëmijëve në sport, dhe më konkretisht në futbollin evropian. Këto seksione janë të disponueshme vetëm në anglisht.